Bayerni siguron mesfushorin e shumëkërkuar!!

Marcel Sabitzer ka edhe një vit kontratë me RB Leipzig, ndërsa Bayern Munchen vazhdon të jetë i interesuar për të dhe refuzimi duket i pamundur.Trajneri i RB Leipzig, Jesse Marsch e pranon se kapiteni mund të largohet këto ditë nga ekipi, për të vijuar karrierën te kampionët e Gjermanisë.“Në vitet e fundit, Sabitzer është kthyer në një figurë të rëndësishme për Leipzigun, por është e vështirë të mbash me zor një lojtar që nuk dëshiron të qëndrojë”.

“E kuptoj, kështu ndodh kur një klub si Bayern Munchen interesohet për ty. Bavarezët janë vetëm një nga klubet e shumta që e duan lojtarin tonë“, ka thënë Jesse Marsch.RB Leipzig pritet të jetë një nga kandidatët për titull të kampionit në Gjermani.