Coman ndryshon ekip , zgjedhja e tij i shokon të gjithë !!


E ardhmja e Kingsley Coman në Bayern Munchen është e pasigurt pasi lojtari nuk mund të pajtohet me klubin për të vazhduar kontratën.Kontrata e Coman skadon në vitin 2023. Ai nuk ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin nëse nuk i ofrohet një pagë të dyfishtë dhe aktualisht fiton 8 milion euro në sezon që nuk janë pak para.

Francezi 24-vjeçar nuk është i kënaqur me ofertën e bavarezëve dhe shanset janë të mëdha që ai të largohet nga klubi.”Bild” raporton se babai i Koman tashmë ka informuar agjentin Pini Zahavi për të punuar në një transferim në Premier League.

Liverpool dëshiron të përfitojë nga kjo situatë, sepse Koman është një dëshirë e madhe e trajnerit Jurgen Klopp, kështu që negociatat tashmë kanë filluar me agjentin e tij.Bayern është gati ta shesë atë këtë verë, por po kërkon 90 milionë euro për lirimin e tij, një shumë që Liverpool nuk është gati të paguajë për momentin por nëse marrëveshja arrihet me lojtarin atëherë Liverpool do të kërkon me çdo kusht të arrin marrëveshje me skuadrën gjerman.