E FUNDIT:Lojtarit që nuk po i ec te Reali , po transferohet në Janar tek Inter !!


Inter është duke u përgatitur për afatin kalimtar të janarit.“Neurazzurët” duan përforcime ngase kanë synim të rimbrojnë titullin e Seria A, transmeton lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, Inter e ka vënë në ‘shënjestër’ futbollistin e Real Madridit, Luka Jovic.Jovic ka qenë një ndër dështakët më të mëdhenj që prej kalimit te “Los Blancos” duke mos arritur të zë vend jo vetëm në formacionin bazë, por shpesh herë as si zëvendësues.

Sidoqoftë, para se të provojnë nënshkrimin me Jovic, Inter fillimisht planifikon largimin e Alexis Sanchez.Sanchez është futbollisti më i paguar, por aspak nuk i përshtatet stilit të Simeone Inzaghit./Lajmi.net/