”Ke qenë e lidhur 5 herë, ke tradh/ëtuar 7 herë”/ Gazetari bën deklaratën e fortë për të, Ana Lleshi i kthehet kështu!

Pse tradhtojnë burrat? Kjo ishte pyetja që u ngrit sot në “Trotuar” në “E Diell”, ku hapi debate të forta në studio. Gazetari e pyet Anën se a ka tradhtuar ndonjëherë dhe ajo u betua se “asnjëherë”. “Mua më rezulton se ke qenë e lidhur 5 herë dhe ke tradhtuar 7 herë. Njëherë ke qenë e lidhur në Sarandë”, tha gazetari.

Më pas Ana Lleshi u shpreh se nuk ka qenë e lidhur në Sarandë, pasi ka qenë e vogël kur ka jetuar atje. Gazetari vijoi duke thënë se ka tradhti të ndryshme, duke nisur nga seksuale e shpirtërore dhe pyeti sërish Anën se cilën nga këto ka bërë. “Nuk kam tradhtuar asnjëherë. Ndoshta më kanë tradhtuar. Po nëse shoh një djalë të pashëm në rrugë reagoj, por kjo nuk do të thotë tradhti”, përfundoi Ana.