Lionel Messi shënon ndoshta golin më të çuditshëm në karrierë!!

Lionel Messi u bë lojtari i parë nga Amerika e Jugut që arriti 80 gola në futbollin ndërkombëtar për meshkuj pasi ai shënoi golin e parë në fitoren 3-0 të Argjentinës në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës kundër Uruguajit.Messi, i cili ende nuk i ka gjetur këmbët në Paris Saint-Germain që nga megatransferimi i verës, iu dha një pllakë nga AFA për arritjen e tij historike.

Asnjë lojtar tjetër i Amerikës së Jugut nuk ka shënuar më shumë se 70, Neymar aktualisht me 69 dhe Luis Suarez me 64, ndërsa Ronaldo u tërhoq me 62 gola për Brazilin.Pasi bëri debutimin e tij ndërkombëtar në 2005, Messi shënoi golin e tij të parë me Argjentinën në miqësoren me Zvicrën,ndeshje e cila përfundoj 3-2 për Argjentinën.

Ai shënoi golin e tij të parë në Kupën e Botës në 2006 kur Argjentina mposhti Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa hat-tricku i tij i parë ndërkombëtar ishte gjithashtu kundër Zvicrës në 2012.