Liverpool-Jurgen Klopp largon 6 lojtarë nga ekipi i tij!!

Përderisa verën e kaluar arritën në Anfield Road emra të mëdhenj si Diogo Jota dhe Thiago, ka qenë një kohë më e qetë këtë afat transferimesh.Sigurisht, ardhja e Ibrahima Konate më herët ishte investim i duhur, por fokusi i gjermanit do të jetë në spastrimin e skuadrës.

Në të vërtetë, The Daily Mirror pretendon se Jurgen Klopp duhet të fillojë të shesë disa nga lojtarët e tij për të krijuar hapësirë në skuadrën e tij përpara shtesave të reja në mënyrë që të përmbushë rregullat e Premier League.Marko Grujic tashmë është larguar, por, me Liverpoolin që ka një skuadër mjaft të fryrë, më shumë lojtarë priten të ndjekin serbin.Gjashtë lojtarët që priten të largohen gjatë këtij afati janë:.

Sheyi Ojo
Ben Davies
Nathaniel Phillips
Loris Karius
Xherdan Shaqiri
Divock Origi