Magjistar i vërtetë-Shikoni paraqitjen e Ronaldinhos ndaj legjendave të Real Madridit

Ronaldinho riktheu vitet e arta me një paraqitje të mrekullueshme për Barcelonën kundër legjendave të Real Madrid në Tel Aviv të Martën.41-vjeçari, një nga dy legjendat braziliane i veshur me fanellën me Nr.10 për Barcelonen së bashku me Rivaldo, në Bloomfield Stadium.Të mëdhenjtë si Luis Figo, Roberto Carlos dhe Deco të gjithë u paraqitën në ndeshje, por ishte Ronaldinho ai që ishte ylli i shfaqjes në një thriller me pesë gola.

Fituesi i Topit të Artë i vitit 2005 nuk ishte në gjendje perfekte fizike, por ende vazhdon të jetë një argëtues në çdo kuptim të fjalës.Ai argëtoj 29,400 fansa me një mori lëvizjesh fantastike dhe pasimesh dhe ishte aq mbresëlënëse sa YouTuber SVMM bëri një përmbledhje të momenteve më të mira.

‘R10’ dukej sikur i pëlqente vërtet të luante në ndeshjen e legjendave të Barcës për më shumë se një vit për shkak të pandemisë COVID-19. Ai hapi rezultatin me një penallti në pjesën e parë dhe shfaqi festimin e tij ikonik.