“Messi i ri” , 16 vjeçari argjentines me talent të jashtzakonshëm po transferohet tek klubi i madh italian !!


Goditje me perspektivë për Lazio-n.Bardhekaltrit kanë siguruar Luka Romero, datëlindja 2004, sulmues i krahut të majtë dhe të djahtë, mes talenteve më të ndjekur në Europë.

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio-s, ia ka “vjedhur” lojtarin mallorca-s, klubi me të cilin nuk kishte nënshkruar një kontratë si profesionist.Është 16 vjeç, do të bashkohet me skuadrën e parë. Në Meksikë është përkufizuar si mini Messi për cilësitë teknike. Një krahasim entuziazmues.

Luka Romero, 165 cm, është djali i një ish-futbollisti argjentinas.Të hënën do të zhvillojë vizitat mjekësore, më pas do të jetë në dispozicion të Sarri-t.Ka qenë debutuesi më i ri në La Liga: ka debutuar kundër Real Madrid në moshën 15 vjeç e 219 ditë. Lazio shpreson të ketë gjetur një “pepita”.