“Nuk më pëlqen mënyra si luan”, Matthaus kritikon yllin e Real Madrid


Lothar Matthaus, legjendë e futbollit gjerman, ka dalë hapur kundër Toni Kroos, pas lamtumirës së këtij të fundit nga kombëtarja e Gjermanisë.

“Nuk kam asgjë kundër tij, por nuk më pëlqen mënyra si luan. Kemi parë në Europian se nuk është vetëm një çështje shpejtësie, por edhe sesi e trajton topin”, ka thënë Matthaus për Kicker.“Ngadalëson ritmin. Nuk është më një lojtar i përshtatshëm për kompeticionet ndërkombëtare, sepse në Europian u zhduk pasi luajti disa ndeshje të mira me Real Madrid”.