Oferta gati , Reali dëshiron yllin e Chelseas në Janar.


Sipas ABC, Real Madridi është duke u përgatitur për t’i ofruar një ofertë kontrate Antonio Rudiger në janar.Reprezentuesi gjerman është në vitin e fundit të marrëveshjes së tij me Chelsean dhe do të bëhet një agjent i lirë në 2022 nëse nuk arrihet marrëveshje për zgjatjen e afatit,përcjell ORAinfo.

Real nënshkroi me David Alaba për asgjë në maj pasi skadoi kontrata e tij me Bayern Munich, dhe tani po shikojnë një lëvizje të ngjashme për Rudiger.

“Interesi për mua më nderon dhe tregon se kam bërë punën mirë kohët e fundit. Por nuk do të shpërqendrohem nga thashethemet, kam një detyrim të bëj mirë me klubin tim dhe duhet të jap më të mirën në çdo lojë, pa u ndikuar . Unë do të marr vendimet e mia “. Për pozicionin e tij në Chelsea: “Tani jam mirë atje ku jam”, ka përfunduar Rudiger.