PSG gati të zyrtarizojë supergoditjen e merkatos!!

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba mund të largohet nga Old Trafford në këtë afat transferimi për t’u transferuar të Paris Saint-Germain në Ligue 1.Sipas raporteve, Unitedi po shqyrton mundësinë e arkëtimit të parave nga Pogba, pasi është gati ta lejoj atë të bashkohet me PSG-në.Francezi ka vetëm një vit nga kontrata e tij aktuale dhe me klubin që heziton ta humbasë atë për herë të dytë falas, një ndarje këtë verë për 50 milionë euro është shumë e mundshme.

Sipas Daily Mail, Unitedi është duke duke shqyrtuar nëse do të shesin 28-vjeçarin këtë verë, me interesin e PSG-së duke i vënë ato “nën presion”.Padyshim, një talent si Pogba nënkupton që ai ia vlen të ruhet. Por, duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale, ky është një rast kur duhet të shitet tani ose të lejohet të largohet falas në verën e 2022.