Zyrtare:Pedri vendos për të ardhmen e tij!

Ylli i Barcelonës Pedri ka arritur një marrëveshje me klubin për një kontratë të re afatgjatë.Marrëveshja e re do ta blindoje 18-vjeçarin me ekipin Blaugrana deri në vitin 2026 dhe përfshin një klauzolë astronimike prej 1 miliardë eurosh.Pedri u bë i famshëm sezonin e kaluar, duke shkëlqyer në një skuadër të ‘copëtuar’ të Barcelonës,gjithashtu ishte lojtari kyç i Spanjës në Euro 2020 pavarësisht viteve të tij.

Kontrata e tij aktuale do të përfundonte në fund të sezonit 2021/22, por Barça e ndikuar nga situata aktuale nuk humbi kohë për ta formuar kontratën e re për supertalentin.Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ekziston një marrëveshje midis klubit dhe lojtarit për një zgjatje deri në qershor 2026, me klauzolat e ndryshme të përfshira ‘të dakorduara dhe fikse’ dhe një njoftim që pritet në kohën e duhur.

Nëse dikush dëshiron ta transferojë të riun pa negociuar me Barçën, do t’i kushtojë 1 miliardë euro.